E ëma i kërkon që të martohet, Shpat Kasapi bën veprimin e papritur

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, së bashku me të ëmën ka qenë në një lidhje direkte  me emisionin ‘Ftesë në 5’. E ëma e këngëtarit shprehu dëshirën e saj publikisht, që Shpati të krijonte së shpejti një familje.

“Kam një dëshirë, që Shpati vitin e adhshëm të dalë në emisionet e juaja me një nuse. Dëshiroj një nuse”, tha ajo.

Por kjo situatë duket se nuk i ka pëlqyer shumë Shpatit, i cili ia ka kthyer: “Shohim, nuk kemi konkret diçka. Por kur të bëhet”, u përgjigj këngëtari, i cili ishte në siklet dhe më tej u largua nga ekrani.