“Tek piramida 17, por pa arratisje”, Meta poston pamjet nga kufiri me vendin fqinj

Sot ka qënë një ditë plotë angazhime për presidentin Meta. Duke lënë pas pandeminë, të cilës duket se nuk i frikësohet, Kreu i Shtetit, ilir Meta ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social facebook, pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë, të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai bashkëngjitur videos në fjalë.