Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, ka të plagosur

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, ende jo zyrtare, bëhet me dije se të shtënat me armë janë dëgjuar në fshatin Balldren, Lezhë.

Nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e të plagosurit, dhe shkaqet e të shtënave me armë zjarri.

Aktualisht, forca të shumta policie nga Lezha janë nisur drejt vendngjarjes.