Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjitha rrugët që (s)e çojnë opozitën drejt pushtetit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të gjitha rrugët që (s)e çojnë opozitën drejt pushtetit

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare është jo vetëm më interesantja, por ndoshta edhe më unikalja që mund të të bjerë rasti të hasësh, në historinë e demokracive postkomuniste. Me shpresën për tu rikthyer sa më parë në pushtet, ajo ka ecur pa u lodhur prej 6 vitesh e gjysmë përgjatë “nëntëdhjetenëntë rrugëve” të gabuara, duke injoruar të vetmen rrugë të duhur që përcakton ky sistem që kemi zgjedhur të gjithë së bashku, prej 30 vjetësh.

PD ka dalë së fundmi me një teori të re rreth reformës zgjedhore, që po diskutohet në tryezën e dialogut mazhorancë- opozitë. Një propozim i cili nuk është gjë tjetër, veçse hileja e radhës, ndaj edhe e ka marrë paradhënie përgjigjen nga përfaqësuesit e mazhorancës: Atë që nuk e arritët dot me “revolucionin popullor” të 2019, nuk mund ta arrini dot në tavolinë në vitin 2020”.

Me pak fjalë PD kërkon që në Kodin e ri Zgjedhor të shkruhet se zgjedhjet e reja në Shqipëri, do të organizohen pa Edi Ramën, por me Kryeministër dhe ministra teknikë, tri muaj përpara ditës së votimeve. Përveç ministrit të Brendshëm, 100 ditë përpara zgjedhjeve të emërohet një Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kompetenca të plota për të emëruar njerëz të rinj dhe për të ndryshuar strukturën drejtuese të saj, nga qendra në bazë.

Duket qartë se ky është një rreng “i ri“ politik, për të nxjerrë frikën e tyre të vjetër, nga përballja me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Duke e ditur që nuk i fitojnë dot zgjedhjet përballë PS, të keqen nuk e kanë parë asnjëherë tek pafuqia dhe paaftësia e tyre totale për ta organizuar opozitën, për të mobilizuar opozitarët dhe për të frymëzuar qytetarët, drejt fitores në zgjedhje.

Argumenti i parë kundër kësaj ideje lidhet me precedentët e mëparshëm. Asnjëherë qeveritë teknike, nuk kanë pasur sukses në Shqipërinë e këtyre tri dekadave të fundit. Çka tregon se ky është një eksperiment i dështuar dhe një qasje kundërproduktive që në fillim.

Argumenti i dytë, ka të bëjë me faktin se PS kur ishte në opozitë në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nuk i ka vendosur kusht PD-së dhe mazhorancës së saj (me, apo pa LSI), që Sali Berisha të mos ishte Kryeministër i vendit. Kjo tregon se idesë aktuale, i mungon reciprociteti.

Argumenti i tretë që e rrëzon këtë ide, është shembulli i 2017. Pas marrëveshjes Rama-Basha në 17-18 maj, PD mori gjysmën e ministrave të qeverisë përfshi atë të Brendshëm dhe agjencitë më të rëndësishme kombëtare në vend dhe sërish i humbi zgjedhjet. Sepse fitorja ose humbja nuk përcaktohet nga 15 apo 20 karriget e ministrave apo e drejtorëve “teknikë”, por nga vota e rreth 1.5- 2 milionë qytetarëve shqiptarë që kanë probabilitetin për të dalë atë ditë në zgjedhje.

Në këto kushte, kur një zgjidhje të tillë nuk e favorizon as historia, as reciprociteti, as precedentët e mëparshëm dhe as shembulli i konsumuar nga pala që e propozon, kuptohet që e gjitha çfarë kërkohet është thjeshtë një nulitet politik.

Hileja e opozitës qëndron në faktin se duke e ditur që nuk e fiton dot pushtetin me votë, ajo beson se duke larguar Edi Ramën nga qeveria, duke vendosur një Kryeministër “teknik”, ministra e drejtorë policie që ti komandojë vetë dhe përmes marifetesh elektorale që kanë 30 vjet që i aplikojnë sa herë që kanë pasur mundësi e pushtet, do të fitojnë. Sepse, historia e zgjedhjeve të parakohshme në këto 30 vjet, ka treguar se asnjëherë nuk ka fituar ai që e ka lëshuar pushtetin. Ndaj projekti që paraqitet sot si i ri, është thjeshtë një hile e vjetër, për ta fituar pushtetin në tavolinë.

PS ka fituar një mandat legjitim për të qeverisur vendin në vitin 2017 dhe këtë do ta bëjë deri në fund të mandatit 4 vjeçar që i kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, i cili përfundon në ditën kur zhvillohen zgjedhjet e radhës, në qershorin e 2021.

As kjo rrugë, as rruga e djegies së mandateve të deputetëve, e daljes nga Parlamenti, e daljes nga sistemi politik e demokratik i vendit, e bojkotimit të zgjedhjeve, e “revolucioneve popullore” më frymëzim e nxitje nga lart dhe as shumë marifete të tjera që janë tentuar e do të tentohen në vazhdimësi, nuk e rikthejnë dot në pushtet opozitën tonë.

Problemi i vetëm që ka kryetari i saj Lulzim Basha nuk lidhet me zgjedhjet. As me Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën e tij. Por, me historinë politike të tij. Për tu bërë edhe Kryetari i PD një ditë Kryeministër i Shqipërisë, dikush duhet ti tregojë se i duhet që të zbatojë më parë në praktikë, një shprehje amerikane që thotë: “Fati herët ose vonë, secilit nga ne, i troket në derë. Por, jo të gjithë ia hapin. Sepse ai vjen i veshur, me rroba pune!”

Pas kësaj duhet ta pyesë: A e bën dot, Luli?

Kjo është çështja!

Tags: Alfred Pezacojneopozitapushtetrruget

TË LIDHURA

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften
Aktualitet

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit
Aktualitet

I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:48 | 27/03/2026
Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë
Aktualitet

Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

09:19 | 27/03/2026
Next Post
Në prag lufte, Siria provokon Turqinë: Njeh gjenocidin ndaj armenëve

Në prag lufte, Siria provokon Turqinë: Njeh gjenocidin ndaj armenëve

Rama emëron dy zëvendës ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë

Rama emëron dy zëvendës ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur

Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, shënohen 3 viktima







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim
Bota

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

by mirseda
09:51 | 27/03/2026
0

Balendra Shah, ish-reper i kthyer në politikan, është betuar si kryeministër i Nepalit, duke marrë drejtimin e...

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:48 | 27/03/2026
Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

09:22 | 27/03/2026
Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

09:19 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com