Pas paralajmërimeve të Erdogan, dje Turqia zhvendosi njësi të ushtrisë në kufi me Sirinë. Erdogan u shpreh qartë: Nëse preken më ushtarët turq, do bombardojmë ushtrinë siriane të regjimit të Assad. Përpos kërcënimeve, sot sërish Siria ka provokuar Turqinë.
Parlamenti sirian ka njohur si gjenocid vrasjen e qindra mijëra armenëve nga ana e Perandorisë Osmane gjatë viteve 1915-1917. Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milion armenë, një pakicë e krishterë në Perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Shumë historianë dhe disa vende të tjerë e konsiderojnë masakrën si gjenocid.
“Parlamenti e njeh dhe e dënon gjenocidin e kryer ndaj armenëve nga shteti otoman në fillim të shekullit XX”, thuhej në deklaratën e ligjvënësve sirianë.
Bombardimet që ushtria e Bashar al-Assad i ka bërë gjithnjë me mbështetjen e ushtrisë ruse, çka ka ndikuar edhe në ftohjen e marrëdhënieve ndërmjet Ankarasë dhe Moskës zyrtare.