Kryesore

Rama emëron dy zëvendës ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë


               Publikuar në : 11:47 - 14/02/20 B H

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të tjera në qeverinë e tij.

Ai ka emëruar Adela Xhemalin dhe Vasilika Vjeron si zëvendësministret e Reja të Financave dhe Ekonomisë.

Adela Xhemali zëvendësoi në detyrë Elton Haxhin, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë. Ndërsa Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT