E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“S’ka si vendi yt”/ Emina Cunmulaj poston fotot nga vendlindja, rikujton kohët e fëmijërisë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka vizituar së fundmi vendlindjen e saj, teksa ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Emina, e cila jeton në Amerikë, ka pozuar në perëndim të diellit duke shkruar se aty është toka e saj ku ajo është rritur.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë. S’ka si vendi yt!”, shkruan modelja krahas fotos.

Ndërkohë në një foto tjetër ajo shkruan: “Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”.

View this post on Instagram

Sun shines differently when you are home ☀️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Modelja e njohur festoi ditën e djeshme 36-vjetorin e ditëlindjes, teksa urimet për të në rrjetet sociale ishin të panumërta.

Pavarësisht angazhimeve të saj në Shtetet e Bashkuara, Emina Cunmulaj, është bërë pjesë e aktiviteteve të shumta në Shqipëri dhe jo vetëm.

Duke qenë edhe zv/ presidente e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Emina është përfshirë në aktivitete të ndryshme të solidaritetit dhe bamirësisë në trevat shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...