Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historia e Manjola Cakonit, reagon sërish Rama: Keqardhje që u përdor një nënë e lënduar

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me historinë e Manjola Cakonit dhe të birit Alesio.

Rasti në fjalë u bë publik nga PD, e cila denoncoi se familja nuk ka përfituar pension nga tërmeti edhe pse kishte humbur dy anëtarë.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama thotë se Manjolës e të birit i është dhuruar një shtëpi nga Bashkia Kamëz dhe se Alesio përfiton edhe pension.

Kreu i qeverisë theksoi se publikimin e historisë së saj e ka përjetuar me shumë keqardhje dhe akuzon opozitën se po i përdorin si “karrem”.

“Në rastin konkret e kam përjetuar me shumë keqardhje dhe me një ndjesi neverie siç ju thashë abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një nënë dhe një grua e lënduar psikologjikisht, shpirtërisht nga një tragjedi që nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë, ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më tepër e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si një restorant, klub, apo mjedis ku hahet mish, mishngrënësen e njerëzve në nevojë, njerëzve në sëkëlldi, të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve.

Do të ishte shumë njerëzore, e lavdërueshme që pa e abuzuar, konsumuar dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë së gjallë mediatik dhe politik të hulumtoheshin faktet nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur, apo ju kemi qëndruar pranë, jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjitha familjeve, qofshin ata që humbën njerëz, apo ata që humbën pasuri. Nëse keni fakte referojuni dokumenteve që tregojnë referimin në publik të diçkaje që kemi marrë përsipër, atëherë nuk do ishte nevoja të arrihej deri këtu.

Neveritem kur shoh se si hiena, që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqet në formën e personit publik, logos mediatike, kostumit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehje me demek atë ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Ky nuk është as solidaritet, as keqardhje, por shpërdorim, abuzim dhe rrënim i njerëzve”, thotë Rama.

Tags: edi ramamanjolespergjigjetrasti

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Pedagogu i njohur humb jetën nga koronavirusi

Partner, kundërshtar, rival - Si të veprohet me Kinën

Pamjet e frikshme/ Ankaraja goditet nga një stuhi rëre







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com