Po luhet në Madrid ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Takimi i parë mes tyre në Mynih u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.
Në minutën e 13-të ishte rasti më i mirë për të shënuar për madrilenët kur pas një keqkuptimi në fushë me dy topa përfitojnë vendasit dhe një goditje rrufe e Vinicius Jr përfundon në shtyllë pas devijimit të Neuer.
Në fakt portieri gjerman ka qenë heroi I bavarezëve edhe në raste të tjera në këtë 45 minutësh të dominuar nga Reali i Madridit ndërkohë që rastet e Bayernit kanë qenë deisi më të pakta.
Edhe pjesa e dytë filloi dhe mbeti e njëjtë me një super Neuer që i shpëtoi në shumë raste deri në minutën 68 kur një kundërsulm i bavarezëve solli golin që zhbllokoi ndeshjen me autor Alfonso Dervis.
Mësohet se sfida shkon me 9 minuta shtesë.