E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

“S’ka bablok që i shpëton”, Basha nga Përmeti: Denarbibat i pret burgu

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Përmet, gjatë së cilit ka folur edhe për zgjedhjen e 30 qershorit, të cilat i konsideron farsë.

Basha i ka cilësuar këto zgjedhje nul teksa shprehet se ato ishin një masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe standardeve.

Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”, tha Basha.

Basha vijon më tej, duke paralajmëruar se përgjegjësit që kanë dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor, do të vihen para drejtësisë.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, detyra kryesore e PD-së është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85% e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...