E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Video/ 5-vjeçarja fshihet në kutinë e kartonit në rrugë, makina i kalon sipër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kinë, ku një vajzë e cila ishte e fshehur në një kuti kartoni në mes të rrugës, është shtypur nga një makinë.

Sipas Daily Mail, vajza 5-vjeçare ishte futur në kutinë e kartonit në mes të rrugës duke u mbuluar tërësisht. Vetëm pak momente më vonë, shihet një makinë e bardhë e cila shfaqet në rrugë dhe kalon mbi kutinë brenda së cilës ndodhej vajza.

Sipas policisë vendase, shoferi i mjetit do të mbajë përgjegjësinë e plotë për incidentin pasi nuk inspektoi kutinë e kartonit para se ti kalonte sipër.

Ndërkohë siç duket edhe në video, 4 persona që besohen të jenë familjarët e vajzës së vogël nxituan në rrugë duke i bërtitur shoferit. 5-vjeçarja e cila u dërgua menjëherë në spital mësohet të ketë pësuar fraktura të rënda në kraharor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Helmimi në Krujë/ PD: Artur Bushi të dorëhiqet

Helmimi i banorëve të Krujës nga uji i pijshëm, është ngritur si shqetësim gjatë seancës së sotme plenare nga kreu i grupit parlamentar i...

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...