E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

“Do ia fus gishtin në sy”, paralajmëron aktori: Do ketë luftë

Aktori i mirënjohur Romir Zalla, është një nga artistët e shumtë të cilët vazhdojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës, së Teatrit Kombëtar.

Zalla, së fundmi është prononcuar në një intervistë për gazetën “Mapo”, në të cilën paralajmëron se nëse do të shkohet drejt luftës, luftë do të ketë. I pyetur se çfarë mendimi ka ai për marrëveshjen e nënshkruar me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha ai u përgjigj:

“Ajo “kontratë” është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër “do t’ia fus gishtin në sy” nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi”.

Intervista e plotë:

Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Mëngjesin e së mërkurës, pati përplasje midis forcave policore dhe aktivistëve. Si mund ta përkufizoni ju këtë betejë jetëgjatë?

Preferoj ta quaj qëndresë, megjithëse nëse kjo punë do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë. Është rezistencë qytetare mbi një vit e gjysmë ndaj padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës. Qëndresë e nisur nga artistët, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë dhe qytetarë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?

Ajo “kontratë” është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër “do t’ia fus gishtin në sy” nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi.

Një përplasje finale, si dhe kur e shihni?

Unë besoj se me një ligj të paligjshëm të kthyer dy herë dhe të ankimuar në Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, të kundërshtuar nga ndërkombëtarët, dhe që në fund të fundit ka skaduar që në dhjetor të vitit 2018, me projekte plagjiaturë, të kundërshtuara dhe të pezulluara, me konkurse të hapura me urgjencë dhe konflikte interesi midis firmave private, publikes, bashkisë që nuk ka tagër fare dhe mungesës totale të shkresave dhe vendimeve zyrtare të firmosura dhe vulosura në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, përplasja finale do të jetë ligjore. Tregimet e forcës, sikurse ndodhi mëngjesin e së mërkurës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë se sa të dëshpëruar, frikësuar, të nxituar janë dhe se sa e paligjshme dhe e padrejtë është kjo çështje. Kush ka sy dhe veshë duhet ta ketë kuptuar tashmë këtë. Neve na ka mbetur veç fjala dhe mbështetja e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Koha do ta tregojë kush ka të drejtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...