Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shqiptarët mashtrues”, Rama reagon ashpër ndaj deklaratave të gazetarit gjerman

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shqiptarët mashtrues”, Rama reagon ashpër ndaj deklaratave të gazetarit gjerman

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komentit fyes të moderatorit të ZDF, Marcus Lanz ndaj shqiptarëve, duke i quajtur mashtrues.

Gjatë një debati të ashpër me ministrin gjerman të Transportit, gazetari i tha: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve?” Në një intervistë për një tjetër media gjermane ‘Bild’, Rama e cilësoi këtë deklaratë të moderatorit si të turpshme.

“Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keq emërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”, tha ai.

Debati:

Lanz: Për të gjithë, apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!

Scheuer: Sigurisht që për të gjithë.

Lanz: Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla.

Scheuer: Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ. Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU.

Lanz: Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve.

Kjo deklaratë e tij u shoqërua edhe me duartrokitje.

Kryeministri Rama në deklaratën e tij dhënë për Bild tha se: nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë.

Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Pavarësisht devijimit nga ana e Lanz, Edi Rama do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin.

“Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar”.

Dhe më tej: “Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.

Tags: Bilddeklarataedi ramagazetarimashtruesshqiptaretZDF

TË LIDHURA

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit
Aktualitet

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Next Post
Rrahu 13-vjeçaren se nuk lau enët, gjykata jep vendimin për nënën nga Saranda

Rrahu 13-vjeçaren se nuk lau enët, gjykata jep vendimin për nënën nga Saranda

Plagosen burrë e grua, detaje të reja nga ngjarja në Allias

Aksident i rëndë aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, humb jetën një person

Tepelenë/ Degjeneron sherri, djali sulmon babain me thikën e bukës

EMRI/ Aksidenti në Pishkash, viktima ish-punonjës i policisë së Librazhdit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë
Bota

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

by mirseda
09:11 | 15/11/2025
0

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të...

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com