Aktualitet

EMRI/ Aksidenti në Pishkash, viktima ish-punonjës i policisë së Librazhdit


               Publikuar në : 17:25 - 24/01/20 B H

Një aksident rrugor mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.

Dy automjete një tip “Benz” dhe një “Ford” janë përplasur me njëri -tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. BalkanWeb bën me dije se viktima është Ardian Vreto, rreth 45 vjeç, ish-punonjës i policisë së Librazhdit.

Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pishkash, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT