Politikë

Denaj nënshkruan protokollin për bashkëpunimin ekonomik Turqi-Shqipëri


               Publikuar në : 17:55 - 24/01/20 B H

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bashkë me homologun e saj turk nënshkruan sot në Protokollin e Bashkëpunimit të Sesionit të 12-të të Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Teknik Turqi-Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj pas nënshkrimit të protokollit, Denaj theksoi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet vendeve, të cilat sipas saj janë të qëndrueshme. Ajo shton se ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre dhe për kalimin në një fazë më të avancuar dhe me projekte konkrete.

Ministrja Denaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Ankara, Turqi, me qëllimin intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Vendimi 1/2020 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, i cili zëvendëson Vendimin 1/2009 (hyrë në fuqi në vitin 2011) dhe përcakton njehsimin e rregullave të origjinës preferenciale të mallrave, sipas Rregullave Preferenciale të Origjinës parashikuar nga Konventa Rajonale Pan-Euro-Med.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT