”Shqiptarët janë dembelë”/ Kryemadhi akuzon Ramën: Të rinjtë po emigrojnë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Fierit, teksa ka prezantuar dhe kandidatët për deputet të forces politike që ajo drejton.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për faktin se i quante shqiptarët dembele dhe rrinë në kafe.

Sipas saj, kjo nuk është e vërtetë, pasi të rinjtë po ikin nga Shqipëria për shkak të papunësisë dhe varfërisë.

Kryemadhi fajësoi Ramën se të rinjtë po emigrojnë, dhe në Shqipëri vijnë njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me vendin tone.

Monika Kryemadhi: ”Si mund të rrish në kafe dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat po ikin në Gjermani për të punuar jashtë profesionit të tyre. Ku familjet e tyre kanë harxhuar para për ti diplomuar, për të përfunduar shkollën dhe të shkosh të punosh kamerier. Nuk është turp të punosh, por kur je inxhinier nafte dhe të shkosh të punosh po themi kamerier, kur je ekonomist dhe të shkosh të punosh recepsionist, kur je inxhinier kimist dhe të shkosh të punosh ndihmës/kuzhinier, nuk mund të thuash që ka vende pune. Sepse nuk mund të thuash që janë vendet e punës, por këto njerëz janë dembelë.

Pra, ne kemi një Kryeministër që e shtyn rininë tonë që të shkojë në emigracion. Pra është një Kryeministër që e stimulon shpopullimin e vendit. Është një kryeministër që në fakt largon të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria dhe sjell njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje, qoftë kjo emocionale, qoftë kjo historike apo edhe kulturore me vendin tonë.”