E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Shqiptare, ruse dhe rumune, goditet rrjeti i “eskortave” që fitonte mijëra euro në ditë

Policia greke ka goditur një rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajza të reja rreth moshës 20 vjeçare, kryesisht si eskortë.

Nga operacioni, 14 persona kanë përfunduar në pranga. Grupi rekrutonte gra të reja në bare dhe në klube nate në pjesë të ndryshme të Athinës, duke iu thënë se do të punësoheshin si shoqëruese duke i fotografuar ato në mjedise luksoze.

Hetuesit sipas gazetës greke “Kathimerini”, kanë gjetur prova se 45 femra kishin punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit, duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Më pak se gjysma e kësaj tarife iu dha grave të shfrytëzuara.

Policia greke thekson se shumica e femrave që punonin për bandën ishin të motivuara për shkak të varfërisë, duke u joshur për një jetë luksoze kundrejt shpërblimit monetar.

Mediat greke shkruajnë se për më shumë se tre vjet, grupi kishte rekrutuar vajza nga Rusia, Rumania, Shqipëria, etj.

Takimet me klientët liheshin kryesisht nëpërmjet internetit.

Në mesin e viktimave të tutorëve përveç femrave janë edhe meshkuj, kryesisht studentë.

Takimi i fundit erotik

Pas hetimeve të nisura, policia greke ka vënë nën vëzhgim grupin. Më 14 mars është dokumentuar takimi i fundit i një studenteje në një nga hotelet në Atika.

Ishte pikërisht ky moment që çoi në arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal.

Në pranga përfundoi edhe kreu i grupit dhe tre njerëzit që kishin rolin kryesor në gjetjen dhe rekrutimin e vajzave. /Panorama/

Lexo edhe :   Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...