Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëria në 2020-ën, qytetarët e nisin vitin me kërkesa ndaj politikanëve

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Viti 2019-të ka qenë një prej periudhave më të vështira për Shqipërinë, veçanërisht sa i takon jetës politike. Prej muajit shkurt kanë nisur protestat nga opozita të cilat u pasuan me dorëzimin e mandateve prej tyre. Dhe për një vit, Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Edhe pse në një anë është qeveria e cila e mohon një gjë të tillë. E në anën tjetër, kemi një opozitë e cila ndodhet jashtë Parlamentit, pa asnjë funksion dhe asnjë aftësi për të ndryshuar situatën.

Ajo çfarë i ka shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë vitit 2019-të ka qenë një zhgënjim dhe një lodhje nga kjo gjendje ku është futur politika. Dhe duket se kjo frymë do t’i shoqërojë edhe përgjatë vitit 2020, për sa kohë partitë nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar.

“Unë nuk kam shumë shpresa se politika do të ndryshojë. Sepse ata janë të gjithë njësoj dhe e kanë mendjen vetëm për veten dhe jo për popullin. Ne kemi pasur shumë besim te ky i gjati, por dhe ai doli si këta të tjerët.”

“Asnjë gjë nuk ka për të ndodhur, këtu janë të gjithë maskarenj.”

“Aman se ka 30 vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vendin tonë. Dhe as nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë. Ndaj edhe unë nuk pres të ndodhë gjë gjatë 2020-ës. Madje më keq do jemi si popull.”

“Po të vazhdojë të jetë Edi Rama edhe gjatë 2020-ës, akoma pa bukë do vazhdojmë. Ose nuk do kemi më hiç fare bukë.”

“Nëse ndryshon Toka drejtimin e rrotullimit, atëherë do të ndryshojë edhe politika në 2020. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Dhe ajo që do të doja unë në 2020-ën nga politika është vetëm që mos ta bëjnë më keq se çfarë është.”

“Kriza do të zgjidhet dhe do të jenë socialistët që do ta zgjidhin. Sigurisht që ata do ta bëjnë më të mirë politikën edhe në 2020-ën.”

Të paktë janë ata qytetarë të cilët mendojnë se situata do të ndryshojë dh se ky ndryshim do të vijë pikërisht nga partitë politike. Madje ka dhe nga ata të cilët shprehen se vendi nuk ndodhet në krizë politike.

“Shumë mirë është politika, nuk kemi as krizë dhe asgjë.”

“Gjërat do të ndryshojnë kur të vihen njerëzit e aftë dhe të ndershëm. Ata që punojnë dhe e duan këtë vend. Dhe e kemi ne në dorë që t’i sjellim.”

“Unë jam pozitiv dhe mendoj se mund të ndryshojë. Po të bashkohet me opozitën që ndodhet jashtë Parlamentit, themi që do të rregullohet çdo gjë.”

“Po ndryshoi do jetë shumë mirë. Unë shpresa kam, se si i thonë asaj fjalës ‘shpresa vdes e fundit’. Dhe kështu si kanë vajtur punët, ne shqiptarëve vetëm kjo na ka mbetur.”/ TIRANA TODAY

Tags: 2020kërkesanisinpolitikanëveqytetaretshqiperiavitin

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Eliminimi i Soleimanit” Reagon Iraku: SHBA-ja rindezi fitilin e luftës në rajon

SPAK përfundon hetimin e dosjes së laboratorit të lëndëve narkotike në Has

Makina merr flakë në ecje, shpëtojnë mrekullisht çifti dhe fëmija 7-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com