SPAK përfundon hetimin e dosjes së laboratorit të lëndëve narkotike në Has

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet për të pandehurit e arrestuar për laboratorin e drogës në Has.

Të pandehurit janë arrestuar më 19 tetor 2018, teksa hetimet për këta persona arritën të mbylleshin vetëm pas 16 muajsh.

Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç,, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, janë të arrestuarit e parë për këtë dosje.

Personat në fjalë u gjetën me mbi 200 kilogramë heroinë. Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të narkotikëve” trafikim i narkotikëve”, “prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike”.