Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë

Nga William McHenry, “Geopolitical Monitor”/Ndërhyja ruse në proceset zgjedhore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ka zënë tituj kryesore të medieve në të dyja kontinentet. 

Ndërsa politikë-bërësit në të dy krahët e Atlantikut, po përgatisin përgjigjet e tyre, ata kanë lënë anash një “teatër” të rëndësishëm gjeopolitik, Ballkanin. Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të minuar NATO-n dhe BE-në, Moska ka angazhuar burime të konsiderueshme për rritjen e ndikimit në rajon.

Kremlini, ka synuar jo vetëm të ndalë zgjerimin e NATO-s dhe BE, por gjithashtu ka tentuar të forcojë ndikimin e vet në rajon, duke mbështetur partitë dhe udhëheqësit pro-rusë.

Deri më sot, fushata e ndikimit rajonal të Moskës, ka qenë sa e guximshme po aq edhe e efektshme. Prandaj, politikë-bërësit në të dyja anët e Atlantikut, duhet të përballen me ndërhyrjen e Rusisë në rajon, dhe të veprojnë në këtë “teatër” të lënë pas dore.

Që sulmet e 11 Shtatorit, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa Perëndimore, të cilat luajtën një rol kyç me ndërhyrjen e tyre në luftërat civile në ish-Jugosllavi në vitet 1990, janë hutuar nga ekstremizmi i dhunshëm në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Kjo e ka zhvendosur vëmendjen dhe burimet, larg zgjidhjes së shumë konflikteve të zgjatura etnike, fetare dhe politike, të cilat kanë prekur periferinë juglindore të Evropës.

Kjo mungesë  e vëmendjes strategjike, e ka lejuar Moskën të ketë një sukses jashtëzakonisht të madh në përpjekjet e saj për të penguar integrimin evropian, përmes një përzierje të presionit ekonomik dhe tregtar, fushatave të dezinformimit, shitjes së armëve dhe korruptimit politik në nivele të larta.

Një raport i zgjeruar nga eksperti i njohur amerikan i politikës së jashtme ruse, Mark Galeotti, përshkruan se si Rusia e ka shënjestruar Europën Juglindore, për të përkeqësuar tensionet ekzistuese dhe fituar terren në raport me BE dhe NATO.

Ai argumenton se rizgjedhja e Putinit, e shoqëruar me dinamizmin e lidershipit të sigurisë kombëtare ruse, po e nxit drejt Ballkanit politikën e jashtme agresive të Rusisë.

Më e rëndësishmja, “në sytë e Rusisë, qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) nuk është as serioze dhe as sistematike, duke i ofruar Moskës mundësinë për të krijuar mekanizma ndikimi”.

Me përjashtim të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO në vitin 2017, perspektiva e integrimit të mëtejshëm politik të rajonit në NATO dhe BE, është e zymtë. Për Serbinë, pavarësia e Kosovës mbetet një çështje e pazgjidhur, ndërsa Maqedonia mbetet e bllokuar në një mosmarrëveshje të ashpër politike me Greqinë.

Përveç kësaj, Bosnja sundohet ende nga ngërçi – një produkt i kushtetutës ende të parregulluar nga Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit. Në të gjitha këto raste, paqëndrueshmëria politike endemike, ka qenë faktori më i madh që ka penguar një përparim kuptimplotë në reformat institucionale të nevojshme, që këto vende të mund t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së.

Këto probleme, edhe pse jo të shkaktuara nga Rusia, kanë dobësuar institucionet e këtyre vendeve, deri në masën që ato janë më të prekshme ndaj ndikimit të Kremlinit.

“The Guardian”, raporton se në Maqedoni ka pasur një fushatë dezinformuese të udhëhequr nga Rusia, që nga viti 2008. Më konkretisht, Rusia ka shfrytëzuar ndarjet etnike të Maqedonisë në mediet e saj, me qëllim parandalimin e zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, dhe reduktimin e ndikimit politik të këtyre institucioneve.

Edhe pse Serbia bashkëpunon me NATO-n për çështjet humanitare, ajo ka rënë kohët e fundit dakord për një marrëveshje të rëndësishme me Rusinë, për blerjen e armëve nga kjo e fundit.

Sot këto lidhje dypalëshe të sigurisë, janë forcuar nga ringjallja e pansllavizmit në rajonin e trazuar nga Rusia. 

Në fakt, shumica e qytetarëve serbë, e mbështet bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Për rrjedhojë, klima politike serbe është bërë më pak miqësore ndaj perspektivës së integrimit me BE-në.

Rusia ka shtuar ndërkohë sulmet jo-kinetike ndaj Malit të Zi, që nga pranimi i saj në NATO, duke ushtruar presion ekonomik, si dhe duke shfrytëzuar tensionet politike.

Për me tepër, Moska ka gjasë të ketë mbështetur një përpjekje të pasuksesshme për grusht shteti kundër qeverisë malazeze, për të parandaluar pranimin në NATO, pasi kishte investuar më herët burime të konsiderueshme në vendin e vogël ballkanik, me shpresën e lejimit të ndërtimit të një bazë detare ruse në rajon.

S’ka dyshim se BE dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë humbur besueshmërinë në rajon si partnerë. Arsyeja kryesore janë krizat e brendshme si Brexit, dhe përhapja e populizmit anti-institucionalist.

Por, Uashingtoni dhe Brukseli, meritojnë të fajësohen për neglizhimin e një rajoni, për të cilën ata patën aq shumë vëmendje pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, ka ende shenja shprese, teksa Maqedonia dhe Greqia mund të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre politike për çështjen e emrit, duke eliminuar njërën prej pengesave të rëndësishme të integrimit evropian në rajon, dhe politikëbërësit në Uashington dhe Bruksel, po reagojnë më në fund ndaj ndikimit në rritje të Rusisë.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Uashingtoni/Brukseli dhe Moska, nuk po konkurrojnë në një boshllëk gjeopolitik në Ballkan. Si Turqia dhe Arabia Saudite, kanë kryer investime të rëndësishme të fuqisë së butë në rajon, për të rritur gjithashtu ndikimin e tyre.

Në Ballkan, përdorimi nga Kremlini i subversionit politik, nxit qëllimin kryesor të politikës së jashtme, për të parandaluar zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, në sferën e saj të ndikimit të perceptuar.

Ndonëse këto aktivitete nga ana e Rusisë në Ballkan, janë lënë në hije nga lufta civile siriane, Presidenti Trump, BE dhe NATO do të ishin të mençur ta kthenin vëmendjen e tyre tek ky rajon.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkanibeBosnjaintegrimitkosovaMal i Zimali i ziMaqedoniaMaqedonisëpengrusiaSerbiaSHBAshqiperia

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore
Aktualitet

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:36 | 22/12/2025
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,
Kryesore

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

19:27 | 22/12/2025
Next Post
Pas operimit, shfaqet për herë të parë Melania Trump

Pas operimit, shfaqet për herë të parë Melania Trump

Zv.kryeministrja ndryshon look, ngjall dyshime për kandidate në…

Zv.kryeministrja ndryshon look, ngjall dyshime për kandidate në…

Braçe: Audio-përgjimi, akt i pastër kriminal. Duan të marrin pushtetin me dhunë

Braçe: Audio-përgjimi, akt i pastër kriminal. Duan të marrin pushtetin me dhunë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë
Politikë

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

by mirseda
10:44 | 23/12/2025
0

Partia Socialiste është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me...

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

10:28 | 23/12/2025
Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

10:25 | 23/12/2025
Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, lë në burg ..

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, lë në burg ..

10:20 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com