Një kamion ka aksidentuar në Cërrik një të moshuar të moshës 70-vjeçare ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
Sipas burimeve, drejtuesi i kamionit E.H ka goditur me kamion 70-vjeçarin Xh.B.
Cërrik/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.















