Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rriten shpresat për gjetjen e vaksinës, zbërthehet ADN-ja e koronavirusit

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Rriten shpresat për gjetjen e vaksinës, zbërthehet ADN-ja e koronavirusit

Shumë është aluduar në lidhje me krijimin e një vaksine ndaj koronavirusit. Disa kërkues kanë bërë me dije se po ecin me hapa të shpejtë, dhe se diçka mund të krijohet për një periudhë 3 mujore. Gjithsesi të gjitha këto janë në kuadrin e zërave, ende të pa konfirmuar.

Vetëm pak ditë pasi vendi konstatoi rastin e parë të koronavirusit, shkencëtarët në Brazil kanë zbërthyer sekuencat e ADN-së së virusit, për ta kuptuar më mirë atë dhe për të ndalur epideminë.

Puna investigative u krye në një laborator në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sao Paolos, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Shkencëtarët thonë se puna e mëparshme mbi virusin Zika, bëri që ekspertët të lëviznin me shpejtësi.

“Sa më shpejt të gjenerojmë një sekuencë të dy viruseve që përhapen me shpejtësi, aq më shpejt do të mund të sigurojmë informacione mbi këtë virus, dhe t’u japim përgjigje shërbimeve shëndetësore.

Ne ishim në gjendje të thonim që virusi ishte i transmetueshëm apo nëse po pëson mutacione mes njerëzve. Kjo është e rëndësishme për shërbimet shëndetësore, që të përgatiten për epideminë”, u shpreh Jaqueline de Jesus, shkencëtare në Universitetin e Sao Paolos.

Me hartën e ADN-së, shkencëtarët shpresojnë se do të mund të monitorojnë më mirë virusin dhe të përshpejtojnë hapat për gjetjen e vaksinës.

“Ne kemi studiuar epideminë e Zikës në katër vitet e fundit, për të gjetur mënyrën e hartimit të ADN-së së viruseve. Ajo që bëmë ishte zhvillimi i një teknologjie që ishte e shpejtë, me kosto të ulët dhe që mund të përdorej në shkallë të gjerë gjatë një epidemie”,  është shprehur shkencëtarja Ester Sabino.

Në mbarë botën po merren masa drastike. Qeveria e Iranit ka lëshuar përkohësisht më shumë se 54.000 të burgosur, në përpjekje për të luftuar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit. Kjo pasi burgjet ishin të tejmbushura. Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u është dhënë leje për të dalë nga katër muret e qelisë, vetëm pasi kanë rezultuar negativë nga testi i koronavirusit. Ai është shprehur se personat që janë dënuar me më shumë se 5 vite burg, dhe që rrjedhimisht kanë kryer krime më të rënda, nuk do të lirohen.

Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima. Greqia ka mbyllur 28 shkolla, për të shmangur koronavirusin. Në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta.

Tags: ADNBrazileuropeiranitalikoronavirusviktima

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”
Bota

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

19:52 | 10/11/2025
Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

18:51 | 10/11/2025
Next Post
Çfarë po ndodh? Basha i shkon me urgjencë Metës në zyrë

Çfarë po ndodh? Basha i shkon me urgjencë Metës në zyrë

Albin Kurti i jep ultimatumin e radhës Serbisë

Albin Kurti i jep ultimatumin e radhës Serbisë

Sadushi i përgjigjet PD-së: Kam kohë pa u takuar me Henri Çilin

Sadushi i përgjigjet PD-së: Kam kohë pa u takuar me Henri Çilin







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com