E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh? Basha i shkon me urgjencë Metës në zyrë

Presidenti Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin Basha. Takimi mes palëve vjen një ditë pas manifestimit. Takimi i zhvilluar larg syrit të medias ka zgjatur rreth 60 minuta, dhe mendohet të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë, dhe hapat që do të ndiqen më pas.

Meta u takua me kreun demokrat edhe para tubimit të së hënës, ndërsa Basha ishte i pranishëm në manifestim së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai paralajmëroi mazhorancën se nëse nuk ka reflektim nga ana e saj brenda 15 marsit dhe të tërhiqet nga veprimet e saj antikushtetuese, do të firmosë në të njëjtën mënyrë, para popullit, dekretin për shpërndarjen e Parlamentit në mes të Kuvendit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...