Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dërguar një mesazh qytetarëve të saj në vendin tonë, pak orë përpara se të nisë protesta e opozitës së bashkuara para godinës së Kryeministrisë.
Në mesazh kërkohet që amerikanët të tregojnë kujdes në katër zona të kryeqytetit: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Zogu i Zi, Qyteti i Studentit dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’.
Duke patur parasysh se kohëzgjatja e protestës është e panjohur dhe se protestuesit mund të shpërndahen në zona të tjera, ambasada thekson se rreziku për dhunë ekziston.
“Rreziku për dhunë ekziston. Demonstrata të ngjashme janë kthyer së fundmi në të dhunshme dhe kanë rezultuar me dëmtime të protestuesve dhe policëve”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Protesta e opozitës është vendosur të filloj në 11:00, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.