Festivalin e 60-të të këngës në RTSH e fitoi Ronela Hajati me këngën “Sekreti”. Ronela Hajati ka falenderuar bashkëpunuesit e saj, duke përmendur gjithashtu vlerësime për konkurrentin Alban Ramosaj. E emocionuar për çmimin që e dërgon në Eurovision që do të zhvillohet në Itali, Ronela tha se trofeu është një përgjigje për të gjithë ata që nuk kanë besuar te ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=uWEg1OGDMj0
“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falenderoj jurinë që më ka votuar.
Falenderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino”, tha ajo.
View this post on Instagram
Blogu zyrtar i “Eurovision”, ka nxjerrë Ronela Hajatin fituese, me këngën e saj “Sekreti”. Çmimi i dytë shkoi për një nga pretendentët kryesorë, Alban Ramosaj me këngën “Theje”.
Çmimi i tretë iu dha dy personave. Trofeu u nda midis Eldis Arrnjetit dhe Rezarta Smajës; ata ja dedikuan çmimin vendlindjes së tyre, qytetit të Shkodrës.