Jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka regjistruar 6638 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 6638 njerëz. Rritja e mëparshme rekord prej 6294 u regjistrua më 28 mars.
Duke iu referuar edhe shifrave rekord, qeveria gjermane ka vendosur dje disa kufizime për të shmangur një valë të dytë agresive.
Kërkesat për maskën do të shtrihen në zonat ku shkalla e incidencës është më e lartë se 35 raste për 100.000 banorë.
Baret dhe restorantet gjithashtu do të kërkohet të mbyllen herët, ndërsa mbledhjet do të jenë të kufizuara në 25 persona në publik dhe 15 persona në hapësira private.