Kreu i shtetit Ilir Meta, ka rishpërndarë në rrjetet sociale analizën nga Pëllumb Nako, ku shpreh shqetësimin për lulëzimin e kanabisit.
Meta ngre problematikën e krimit që bashkëpunon me politikën, e mbi të gjitha kur vijnë në një periudhë para zgjedhore.
Tejet i shqetësuar, Meta thotë se shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur, për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara.
Mjaft i drejtëpërdrejtë me mesazhin e tij, ai shprehet se bosët e vërtetë nuk preken kurrë, ndërsa zbardh prapaskenat. Sipas tij, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.
Statusi
“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3443459612366954