Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si përfundojnë pandemitë? Historia sugjeron se sëmundjet dobësohen, por nuk zhduken për fare

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si përfundojnë pandemitë? Historia sugjeron se sëmundjet dobësohen, por nuk zhduken për fare

Nga: Nükhet Varlik “The Conversation”

Kur do të përfundojë pandemia aktuale? Gjatë gjithë këtyre muajve, me mbi 37 milionë raste zyrtare me Covid-19, dhe me më shumë se 1 milion të vdekur në mbarë globin, të gjithë mund të pyesin veten, me një lloj acarimi në rritje, se edhe për sa do të vazhdojë kjo gjendje.

Që nga fillimi i pandemisë, epidemiologët dhe specialistët e shëndetit publik, kanë përdorur modele të ndryshme matematikore për të parashikuar të ardhmen, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por modelimi i sëmundjeve infektive është një punë e ndërlikuar.

Epidemiologët paralajmërojnë se “modelet nuk janë si sferat prej kristali”. Madje edhe versionet më të sofistikuara, si ato që kombinojnë parashikimet me apo makineritë, nuk mund të zbulojnë domosdoshmërish se kur do të mbarojë pandemia apo se sa njerëz do të vdesin. Si historiane që studion sëmundjet dhe shëndetin publik, unë sugjeroj që në vend se të shihni parashikimet, të ktheheni pas në kohë për të parë se si u sollën epidemitë dhe pandemitë e të kaluarës.

Ku jemi tani me trajektoren e pandemisë

Në ditët e para të pandemisë, shumë njerëz shpresuan që koronavirusi do të ikte shpejt. Disa argumentuan se ai do të zhdukej vetvetiu me fillimin e vapës në verë. Të tjerë pretenduan se kjo do të ndodhte pasi të krijohej imuniteti i tufës nga infektimi i shumë njerëzve. Por asgjë nga ato nuk ka ndodhur.

Një kombinim i përpjekjeve të shëndetit publik për të mbajtur nën kontroll dhe zbutur pandeminë – nga testimet rigoroze dhe gjurmimi i kontakteve, deri tek distancimi social dhe mbajtja e maskave – janë provuar se ndihmojnë në këtë drejtim.

Por meqë virusi është përhapur pothuajse kudo në botë, vetëm masa të tilla nuk mund t’i japin fund pandemisë. Ndaj të gjithë sytë janë tani të drejtuara nga zhvillimi i vaksinave, proces që po ecën me një shpejtësi të paparë. Por ekspertët na thonë se edhe me një vaksinë të suksesshme dhe një trajtim efektiv, Covid-19 nuk mund të zhduket për fare.

Edhe nëse pandemia është frenuar në një pjesë të botës, ajo ka të ngjarë të vazhdojë të bëjë kërdinë në vende të tjera, duke shkaktuar infeksione diku tjetër. Dhe ndonëse në të ardhmen mund të jetë një kërcënim emergjent në nivelin e një pandemie, koronavirusi i ri ka të ngjarë të bëhet endemik, domethënë të vazhdojë të transmetohet ngadaltë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Pra Covid-19 do të vazhdojë të shkaktojë shpërthime më të vogla epidemike, ashtu si gripi sezonal.

Kur shfaqet një sëmundje, rrallë largohet për fare

Pavarësisht nëse është bakter, virus apo parazit, praktikisht çdo patogjen që ka prekur njerëzit gjatë mijëra viteve të fundit është ende me ne, pasi është gati e pamundur t’i zhdukësh ato plotësisht. E vetmja sëmundje që është çrrënjosur përmes vaksinimit është lija. Fushatat e mëdha të vaksinimit të drejtuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitet 1960- 1970 ishin të suksesshme, dhe në vitin 1980 lija u shpall si sëmundja e parë – dhe ende e vetmja – që është zhdukur plotësisht tek njeriu.

Por histori të tilla suksesi janë një përjashtim. Si rregull sëmundjet që shfaqen për herë të parë rrinë me ne. Për shembull, merrni një patogjen si malaria. I transmetuar përmes parazitit, kjo sëmundje është thuajse po aq e vjetër sa njerëzimi, dhe shkakton ende shumë dëm.

Në vitin 2018, kishte rreth 228 milionë raste me malarie, dhe 405.000 të vdekur. Që nga viti 1955, programet globale për të çrrënjosur këtë sëmundje, të ndihmuara nga përdorimi i DDT dhe klorokinës, sollën një farë suksesi, por sëmundja është ende endemike në shumë vende të Hemisferës Jugore.

Ngjashëm, sëmundje si tuberkulozi, lebra dhe fruthi kanë qenë me ne për disa mijëvjeçarë. Dhe përkundër të gjitha përpjekjeve, çrrënjosja e plotë e tyre është ende një mirazh. Nëse i shtojmë këtu një përzierje patogjenesh relativisht të rinj, si virusi HIV dhe Ebola, bashkë me gripin dhe koronavirusët, përfshirë SARS-in, MERS-in dhe SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19, tabloja e përgjithshme epidemiologjike bëhet e qartë.

Kërkimet mbi dëmet globale të sëmundjeve, zbulojnë se vdekshmëria vjetore e shkaktuar nga sëmundjet infektive – shumica e të cilave në botën në zhvillim – është gati një e treta e të gjitha vdekjeve në mbarë botën. Sot, në një epokë të udhëtimeve të shuma me avion, ndryshimeve klimatike dhe problemeve ekologjike, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj kërcënimit të shfaqjes së sëmundjeve infektive ndërsa vazhdojmë që të vuajmë nga sëmundje shumë më të vjetra që janë ende me ne.

Murtaja shkaktoi shumë pandemi në të kaluarën, dhe rishfaqet herë pas here

Edhe infeksionet për të cilat tani ka vaksina dhe trajtime efektive, vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Ndoshta asnjë sëmundje nuk e ilustron më mirë këtë se sa Murtaja, sëmundja infektive më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit. Emri i saj vazhdon të jetë edhe sot sinonim i tmerrit.

Murtaja bubonike shkaktohet nga bakteri Yersinia Pestis. Ka pasur shpërthime epidemike të panumërta lokale dhe të paktën 3 pandemi të dokumentuara të saj gjatë 5.000 viteve të fundit, duke vrarë qindra miliona njerëz. Më famëkeqja nga të gjitha pandemitë ishte ajo e Vdekjes së Zezë e mesit të shekullit XIV-të.

E megjithatë ajo ishte larg nga të qenit një shpërthim i izoluar. Murtaja kthehej çdo dekadë ose edhe më shpesh, duke goditur çdo herë shoqëritë e dobësuara tashmë. Edhe para revolucionit në fushën e higjenës në shekullin XIX-të, çdo shpërthim epidemik shuhej gradualisht pas disa muajve dhe nganjëherë edhe viteve si rezultat i ndryshimeve në temperaturë, lagështirë dhe një numri individësh mjaftueshëm të prekshëm.

Shpresojmë që Covid-19 të mos vazhdojë për mijëvjeçarë. Por derisa të ketë një vaksinë të suksesshme, ka të ngjarë që edhe pas këtij momenti, askush nuk është i sigurt. Në këtë rast thelbësore janë politikat:Kur dobësohen programet e vaksinimit, infeksionet mund të rikthehen përsëri.

Mjafton të shihni rastin e fruthit dhe poliomielitit, sëmundje që ringjallen sapo ka një neglizhencë të vaksinimit kundër tyre. Duke pasur parasysh precedentë të tillë historikë dhe bashkëkohorë, njerëzimi mund të shpresojë vetëm që koronavirusi që shkakton Covid-19, të jetë një patogjen i trajtueshëm dhe i ç’rrënjosshëm. Por historia e pandemive na mëson se duhet të presim të kundërtën.

Shënim: Nükhet Varlik, është profesore e asociuar e historisë në Universitetin e Karolinës së Jugut, SHBA.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/how-do-pandemics-end-history-suggests-diseases-fade-but-are-almost-never-truly-gone-146066

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusmaskësemundje

TË LIDHURA

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan
Bota

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Next Post
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

“Pranvera pa fund! Malet tona më të larta!”, urimi special i Metës për Berishën

“Pranvera pa fund! Malet tona më të larta!”, urimi special i Metës për Berishën

Nis seanca parlamentare, Lefter Maliqi thyen rregullin

Nis seanca parlamentare, Lefter Maliqi thyen rregullin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Berisha: Të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë, një i tillë u bë në Kryeministri 10 ditë më parë
Politikë

Berisha: Skema e blerjes së votave me 44 milionë euro të bujqësisë

by mirseda
14:34 | 15/07/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shtuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, duke...

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

14:07 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com