Në seancën e sotme parlamentare, opozita e re ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim.
Ndonëse sot ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyruar të maskave, disa deputetë të opozitës nuk e kanë respektuar këtë vendim të ri të qeverisë.
Një nga deputetët që është shfaqur pa maskë në ambientet e jashtme të Kuvendit është Arlind Çaçani. Pas deputetit Arlind Çaçani, edhe Lefter Maliqi refuzon të vërë maskën.
“Nuk respektoj urdhrat që jepen për t’u vendosur gjobë qytetarëve”, tha Maliqi.
Ky i fundit ka deklaruar se mbajtja e maskës është një vendim i Ramës, për të shmangur vëmendjen nga krimi dhe droga që kanë pushtuar vendin.