E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Rama viziton sërish familjen e Klodian Rashës

Kryeministri Rama ka vizituar sërish familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i cili humbi jetën pasi u vra një efektiv i ‘Shqiponjave’. Kjo është e treta herë që Rama viziton familjen e 25 vjeçarit.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje. Babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, e cilësoi këtë veprim si vrasje për herë të dytë të të birit. Ai ka kërkuar drejtësi, dhe jo mëshirë.

A do ta pranojë familja Rasha këtë trajtim financiar?

Kryeministri Edi Rama ka ardhur dy herë personalisht në shtëpinë time. E kam mirëpritur dhe do ta mirëpres sa herë të mendojë për të ardhur, për të më ngushëlluar në familjen time. I kam kërkuar kryeministrit, zoti kryeministër kam kërkuar që nga dita e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nëse kryeministri im më jep drejtësinë e djalit, që të qetësohet shpirti i atij atje, por të qetësohen dhe zemrat e mia, zemrat e gjithkujt që e ndiejnë fëmijën tim si djalin e tyre, ky është vlerësimi, ky është kompensimi, kjo është gjithçka. Në qoftë se vendimi apo gjykimi del me të tilla hipoteza, siç janë ngritur alibi nga më të ndryshmet, jo aksidentale, jo kalim kompetencash, këto janë gjëra që unë prapë kam besim tek gjykata, tek prokuroria. Drejtësinë e japin ato. Në qoftë se ato e gjykojnë që të jepet drejtësi, të jepet. Unë nuk kërkoj mëshirë, nuk kërkoj lëmoshë. Nuk kërkoj të më bësh një nder. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe vetëm ligj. Nëse manipulohen ato, mos harrojmë kam bërë dhe unë punën time për aq sa më takon. Ca materiale i kam dhe unë në xhepin tim. Ta dinë të gjithë. Ai është një vend i monitoruar nga 100 kamera, në mos njëra-tjetra dhe në qoftë se manipulohet një kamer apo një tjetër, ca i kam vetë në xhep, ta dinë të gjithë.

Dje u shënua dita e gjashtë e protestace, ku nuk pati incidente, gaz lotsjellës apo përplasje me policinë. Fillimisht ishin forcat e rendit që dolën me një deklaratë, se nuk do të lejonin asnjë tubim në zbatim të aktit normativ për masat anti-Covid, duke qenë se nuk lejohen tubime mbi 10 vetë.

Kjo bëri që në sheshin “Skënderbej” të kishte shumë efektivë, të cilët ndaluan grumbullimet. Protesta kaloi shumë e qetë, ku nuk pati akte vandale dhe përplasje me policinë.

Para se të mbahej protesta, Policia e Shtetit apelonte ndaj të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Komiteti i Ekspertëve, dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë. Në njoftim deklarohej se nuk do të bëhet asnjë tolerim në lidhje me grumbullimet që janë në kundërshtim me protokollet e masave të marra për Covid-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...