E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Dikur 320, sot vetëm 3 ton. Ku përfundoi ari i Shqipërisë?

Pas ardhjes në pushtet, komunistët sekuestruan 320 ton ar, që ndodhej kryesisht në duart e popullatës. Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare në vitin 1990, në Thesar figuronte vetëm 3 ton ar. Ku shkoi pjesa tjetër?

Një pjesë e arit u përdor në vitet e para pas çlirimit për të blerë grurë dhe mallra të tjera nga Bashkimi Sovjetik. Dyshohet se pjesa tjetër e arit u depozitua kohë pas kohe në Perëndim, në llogaritë sekrete të udhëheqësve të lartë komunistë.

Në shkurt 1992, shtetasi amerikan Xhon Mekgou dëshmoi për transferimin nga Shqipëria në Zvicër të 10 ton ar në fillim të vitit 1991.

Ramiz Alia i hodhi në atë kohë poshtë këto pretendime. Por një hetim i policisë zvicerane, vërteton se vetëm më 3 korrik 1989, nga Tirana mbërritën me avion 3.100 kg ar. Ndërkaq në vitin 2000 në tunelet e Thesarit të Shtetit në Krrabë, dyshohet se u vodhën rreth 280 kg ar.

Për vjedhjen do të akuzoheshin disa fshatarë të zonës, ndërsa në shumë raste është akuzuar edhe kryeministri i kohës Ilir Meta, sot President i Republikës.

                                  TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...