Rama vizitë në Turqi me ftesë të Erdoganit, zbulohet tema e diskutimeve

Kryeministri Edi Rama do të bëjë një vizitë zyrtare në Turqi në 6 janar me ftesë të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të martën Drejtoria e Komunikimit e Turqisë.

Në fokus të diksutimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë si dhe hapat për të përmirësuar bashkëpunimin mes dy vendeve, shkruajnë mediat turke.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se do të shkëmbehen edhe mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Muajin e kaluar, Rama vlerësoi performancën e Turqisë në luftën e saj kundër koronavirusit.