Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama thirrje Serbisë nga Prishtina: Manovrat teatrale nuk mbrojnë qytetarët

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rama thirrje Serbisë nga Prishtina: Manovrat teatrale nuk mbrojnë qytetarët

Kryeministri Rama ka ashpërsuar tonet sa i takon lëvizjeve të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, gjatë ditëve të fundit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, e ndërsa sot ndodhemi para manovrave ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Albin Kurtin, Rama u ndal edhe tek manovrat ushtarake që Serbia ka kryer ditët e fundit në kufirin me Kosovën, pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

“Shqipëria si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, do të ketë prioritet njohjen e Kosovës, si mbyllje e natyrshme edhe formalisht e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm. Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale-ushtarake të Serbisë, në kufirin me Kosovën.

Ato në fakt nuk mbrojnë serbët në kufi, siç pretendojnë vetë qeveria e Kosovës dhe disa gjeneralë të ushtrisë së humbur të Serbisë në luftën me Kosovën.

Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. I paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t’i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me kreun e qeverisë Edi Rama në Prishtinë, ka zbuluar edhe diskutimet që kanë zhvilluar sot. Kurti tha se do të punojmë për një treg sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Po ashtu ai njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit nëntor, do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive.

“E uroj për mandatin e ri. Mandatet i kemi marrë në një kohë me plot sfida përballje me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike janë disa prej sfidave tona.

Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri. Ne mbetemi në gadishmëri për të realizuar sfidat. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për zhvillimin e shqiptarëve.

Ndërlidhja ndërmjet dy vendeve dhe heqja e barrierave është domosdoshmëri. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Nëse ka vende ku duhet të bëhet sa më shpejt, është Kosova dhe Shqipëria. Kemi besim tek njëra-tjetra.

Biseduam për të gjitha fushat për qeverisjen tonë të mirë, dhe e shohim si të rëndësishme koordinimin dhe sinkronizimin gjithë andej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve tona të mëparshme.

Mbledhja e përbashkët në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Duhet të kemi një sekretariat koordinuas për dy vendet. Do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta”, u shpreh Kurti.

Tensionet kanë qenë të larta në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, për shkak të vendimit të qeverisë kosovare, për të vendosur reciprocitetin e targave të automjeteve nga Serbia.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar NATO-n se në rast konflikti, nga kjo e fundit do presë vetëm 24 orë, e më pas vendi i tij do ta marrë vetë situatën në dorë.

“Në do ju presim vetëm 24 orë për të reaguar si NATO, në rast konflikti. Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 apo 2004”, tha Vuçiç në një intervistë për TV Pink.

Tags: Albin KurtiPrishtineramaVucic

TË LIDHURA

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT
Aktualitet

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi
Aktualitet

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Next Post
“Me Albinin kemi mosdakordësi!” A ka ndryshuar Rama qëndrim për Open Balkan?

"Me Albinin kemi mosdakordësi!" A ka ndryshuar Rama qëndrim për Open Balkan?

‘Shkrepëse që djeg institucionet’/Rama: Ç’do ambasadori rus në kufi me Kosovën?

'Shkrepëse që djeg institucionet'/Rama: Ç'do ambasadori rus në kufi me Kosovën?

Nga 13 tetori s’mund të hyni në Kosovë vetëm me një dozë të vaksinës

Nga 13 tetori s’mund të hyni në Kosovë vetëm me një dozë të vaksinës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT
Aktualitet

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

by mirseda
19:14 | 14/04/2026
0

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi pranë QSUT në Tiranë. Flakët,...

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com