E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Me Albinin kemi mosdakordësi!” A ka ndryshuar Rama qëndrim për Open Balkan?

Edhe pas tensioneve Kosovë-Serbi, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, nuk ka ndryshuar qëndrim për Open Balkan. Ai thotë se ultimatumet e Serbisë dhe ngritja e avionëve në kufirin me Kosovën, janë një tjetër tregues se duhet të vazhdohet me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh shkurt dhe qartë se me Kurtin, ka një mosdakordësi politike, por marrëdhëniet dypalëshe nuk ndikohen nga kjo gjë. Edhe një herë tjetër, Rama nënvizoi se në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm. Ai i mëshoi fort faktit se Serbia do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes.

“Nuk më citoni si duhet, dhe edhe njëherë tjetër meqë ma dhatë mundësinë dua të them. Kam pasur shumë mesazhe edhe drejtpërdrejt edhe përmes rrjeteve sociale, për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë.

Jam edhe më i bindur nga se çfarë isha. Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët. Për të mirë tonë. Ka një dallim sipas meje mes nacionalizmit e patriotizmit.

Nacionalizëm do të thotë të duash, ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi ta duash veten mirë. Kemi një mosdakordësi me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike, duhet ta trajtojmë si e tillë. Sa për ju shikoni apo nuk shikoni, amrrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia.

Themeli është i natyre tjetër. Kombëtare, vëllazërore, është përtej çdo mosdakordësie politike, ai është themeli i strategjisë tonë, për interesat tona kombëtare. Patjetërsueshmërinë e një ëndrre për të jetuar në një hapësirë të pandarë si europiane e shqiptare.

Lexo edhe :   Vettingu për politikanët, çfarë di Basha që ne nuk e dimë?

Ajo ditë do të vijë, e pashmangshme. Në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm. Serbia do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes.

Lexo edhe :   'Vetëm Bibla dhe Kurani nuk preken'/ Rama: S’ka dialog në anglisht me PD-në!

Kur do të vijë dhe çfarë mund të bëjmë ne si shqiptarë që ta bashkojmë. Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë.

Këtu nuk e kam për unë e Albinin, por e kam për gjitha ta që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimeve për pikëpamjet. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e kryeministrit dhe mikut tim, Albin Kurtin. Patriotizmin nuk e kam kuptuar si ndasi e mllef, por bashkim”, përfundoi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...