Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Nga janari kufijtë relaksohen, miqtë nga SHBA erdhën për “Open Balkan”

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Në konferencën e përbashkët në Beograd, në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama tha se thelbi i kësaj nisme është zgjerimi i ekonomisë. Rama u shpreh se pritet që nga janari, në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se nëse duam që të përfitojmë investime të huaja që sjellin vende të reja pune, duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se janë fermerët dhe kompanitë që merren me eksport, ata që e mbështesin më shumë nismën për një “Ballkan të Hapur”, pasi sipas tij, është e nevojshme tashmë që të hiqen burokracirat në kufij. Në mënyrë figurative ai citoi se duke pritur për disa orë në kufij, qumështi rrezikon të kthehet në kos.

“…Dhe, më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme. Si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që mbeten të vogla. Nëse integrohen me njëri-tjetrin, kthehen në një treg të rëndësishëm jo vetëm për aktorët tanë të tregut, por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë.

Kjo shihet në Serbi edhe në vende të tjera. Që të përfitojmë investime të huaja direkte që sjellin punësim cilësor, duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Më vjen shumë mirë që na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrës nga Shqipëria, Serbia, RMV dhe me problemet e tyre reale.

Ata kërkuan që ato që ne nënshkruajmë, të kthehet në realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet. Duke ndenjur me ditë në kufi shtohen kostot, por në mënyrë marramendëse edhe kostot negative mbi vetë produktet.

I bie që qumështi të bëhet kos, nga e premtja deri të hënë. Nga Konispoli deri në Serbi, nga ara në treg duke i kaluar nëpër dogana apo tre javë për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër për produkte që t’i sjell nga një vend tjetër.

Takuam Këshillin e Atlantikut, ka ardhur nga SHBA në mbështetje të kësaj përpjekjeje duke pritur që të njihemi me rezultatet e një studimi që do të ekspozohet në Tiranë, për përfitimet nga “Ballkani i Hapur” i të gjashtë vendeve.

Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët adresuar BE, duke kuptuar situatën me bllokimin absurd që i është bërë procesit të RMV dhe Shqipërinë, por duke nënvizuar se nuk kemi asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona standartet e BE. Jemi të bindur se ndërsa ata janë të zhytur në problemet e tyre, mund të konsiderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit, mbështetje për fermerët tanë, universitetet, në segmente të caktuara…Duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të vetën kur vjen puna tek energjia. Kemi vënë re se gjatë 8 muajve të fundit, fluksi i turistëve nga Serbia është rritur me 63 për qind, nga RMV, 22 për qind, shifra që ndihen në ekonomi”.

Tags: ballkani i hapurrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

‘Open Balkan’/Vuçiç: Samiti i Tiranës në dhjetor, do hiqen pengesat kufitare

Kosova bojkoton “Open Balkan”, Rama: S’do presim sa t'u mbushet mendja

Britania miraton pilulën kundër COVID-19







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com