Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kosova bojkoton “Open Balkan”, Rama: S’do presim sa t’u mbushet mendja

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kosova bojkoton “Open Balkan”, Rama: S’do presim sa t’u mbushet mendja

Nga Beogradi, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se “Ballkani i Hapur” është i hapur, gjithëpërfshirës dhe i të gjithëve. Ai nënvizoi se nisma për “Ballkanin e Hapur” do të vazhdojë të implementohet, pavarësisht se tre nga vendet e rajonit nuk i janë bashkuar. Kryeministri tha se refuzimi i Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës vjen “për arsye të mos arsyes”.

“Ballkani i Hapur nuk është për tre vende, është për gjashtë vende, dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend.

Nuk jemi te detyruar që të bëjmë konsensus, sikur jemi një karikaturë e Këshillit Europian. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të presin që të binden të tjerët. I kam dëgjuar arsyet e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës, por më duken “arsye të mos arsyes”.

Ju thatë se kjo duket sikur është për interesat ekonomike të këtyre vende, po sigurisht që për këtë jam unë këtu, për Shqipërinë, për çfarë të vij tjetër?!

Në dhjetor kur ne të bëjmë takimin, dhe kur ti dorëzojmë sipërmarrësve që takuam sot, dhe kur t’i përfshijmë kompanitë që kanë lidhje tregtare në një kanal jeshil, po ju them mos u habisni që kompanitë nga Bosnja, Kosova, do vijnë të përfshihen para se të vijnë qeveritë e tyre.

Mos u çudisni se kjo nuk është tekë, apo vizion haluçinant i imi apo Vuçiç, po kërkesë ulëritëse”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Në muajin shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se nuk janë pro “Open Balkan”.

“Nuk di për çfarë konspiracion po flisni… Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Ballkani jo vetëm nuk është tre shtete, por nuk është as gjashtë shtete”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohoi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës “Ballkani i Hapur”, është mungesa e Bashkimit Evropian.

“Për raporte normale në Ballkan, nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Serbia të ndryshojë Kushtetutën”.

Tags: Albin KurtikosovaramaSerbia

TË LIDHURA

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë
Aktualitet

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Next Post
Britania miraton pilulën kundër COVID-19

Britania miraton pilulën kundër COVID-19

Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë

Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë

Beteja politike po rindizet në Parlament

Beteja politike po rindizet në Parlament







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”
Bota

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

by mirseda
14:31 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy...

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

13:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com