E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Britania miraton pilulën kundër COVID-19

Britania u bë sot vendi i parë në botë që miratoi një pilulë antivirale, e cila mund të ndryshojë luftën ndaj COVID-19. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) rekomandoi që ilaçi, molnupiravir, të përdoret sa më shpejt që të jetë e mundur pas një testi pozitiv për COVID-19, dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet, dhe vjen përpara lejes së mundshme rregullatore të SHBA. Këshilltarët amerikanë do të takohen këtë muaj, për të votuar nëse molnupiravir duhet të autorizohet.

Ilaçi që do të quhet Lagevrio në Britani, është vëzhguar nga afër që kur të dhënat muajin e kaluar treguan se mund të përgjysmojë shanset për të vdekur, ose për t’u shtruar në spital për ata që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i rëndë i COVID-19, kur jepet në fillim të sëmundjes.

Qeveria britanike dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i vendit, do të konfirmojnë se si trajtimi do të vendoset për pacientët në kohën e duhur.

Burimi i lajmit: REUTERS. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...