Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Puthini duart Bellanicës dhe mbathjani në shtëpi, zotërinj

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Puthini duart Bellanicës dhe mbathjani në shtëpi, zotërinj

Nga: Shpëtim Nazarko

Po shihja një film ditët e fundit mbi heroizmin e dy ushtarëve, djem të rinj në Luftën e parë botërore. Duhet të shpinin një letër në një divizion tjetër, për t’u thënë të prapseshin nga ideja e një sulmi mbi armikun, se mund të bëhesh gracka varrmihëse e vetë sulmuesve. Një ngjarje e thjeshtë, që regjisori e ngriti në art dhe mori çmim “Oscar”.

Sot çdo njeri, qoftë edhe fëmijë e di, se, duke treguar me gisht viktimat e Masakrës së Recakut, ambasadori amerikan Uollker dhe dëshmia e tij, u bënë dhe një nga shkaqet zyrtare që përligji sulmin e Perëndimit mbi Jugosllavinë. Ishte një akt akoma më i thjeshtë se ai i filmit. Kjo është kultura e perëndimit. Marshon përpara, në dukje me shembuj të thjeshtë, por në thelb të jashtëzakonshëm.

Akti i Bellanicës është më i madh se ai i filmit që tregova dhe shumë herë më i madh se ai i Uollkerit. Është masakra, ndoshta më e madhe, pas Vukovarit dhe besoj historia më rrëqethëse që e ka fillmuar një njeri i vetëm, brenda vetë ngjarjes. Asnjë studio a regjisor i njohur a i panjohur, nuk do të kishte një lëndë jetësore kaq të mahnitshme për ta zhvilluar. Prapa Uollkerit ishte gjithë një botë, prapa Bellanicës një terr i madh dhe gjithë një botë kundër…

Për mua, heroizmi i tij është më i madh se i batalioneve a brigadave të tëra ushtarake. Besoj se, nuk ka shembull të ngjajshëm dhe i ngjan thjesht Maratonomakut, që Noli e përshkruan aq bukur. E pashë Bellanicën ashtu të mpakur në studio, nga mosha a vuajtjet dhe dallova edhe nënqeshjet e palëve. Edhe pak edhe do t’i vërviteshin ta tallnin, megjithëse nën të folurën e ndjeja se dhe atë po e bënin.

E shikoj ashtu, në studio, të mpakur dhe mallëngjehem kur thotë që flet me të vdekurit. Ajo që po shkruaj më poshtë, nuk ka bëjë fare me sherrin banal të ditëve të fundit. Ndjej neveri nga të dy palët, që tallen me njëri-tjerin në emër të një patriotizmi të rremë. Në këtë maskaradë ku po merr pjesë për fat të keq, shtypi i majtë dhe i djathtë, i futur në llogoret e njohura, më duket po aq e neveritshme të thuash kush ka faj e kush ka të drejtë. Për vete, më mjafton titulli i artikullit, për të gjykuar të majtët dhe të djathtët.

Hë, qerrata… Në stilin e Hoxhës, si dikur… – Thellohu, thellohu. Na thuaj, çfarë bëre me kasetën. E shite nja një meleon dollarë? Ja u dhe serbëve…
Mua të më akuzoni ju? – ua kthen Basha? Unë, mor maskarenj, jam nip Kosove…

Puna e kasetës, nuk ka lidhje me atë që thonë të majtët dhe të djathtët, Rama apo Basha. Vetë, besoj një gjë të thjeshtë.

Imagjinoj që dhe sot e kësaj dite, nëse do të kishe atë kasetë dhe ta shfaqje në çdo gjykatë a studio, do të mjaftonte të kuptoje jo vetëm, pse ndaj Kosovës, nuk bën dot asnjë gjyq, jo tani, jo nesër, po asnjëherë.

Serbët e dinë më mirë se ne këtë dhe çfarë simbolizon gjesti. Kanë ngritur një përmendore të madhe dhe i vijnë vërdallë si turma të çmendurish cdo vit edhe pas 600 vjetëve, një historie që një zot e di sa e vërtetë është. Ndaj krerëve të Kosovës, mund të bëje a bësh gjyq, vetëm nëse ata pas luftës, kanë bërë ato që akuzohen. Në këtë rast, ata do të ishin më të këqinj se Hoxha, që pas lufte a në prag të mbarimit të saj, pushkatoi dhe shpronësoi njerëzit më të pasur të vendit. Po dhe ai u justifikua me ca copa letrash, që po u merrte arin e gjyshërve, si tatim fitimi të luftës. Natyrisht, është genocid i pastër, që ende po e vuajmë dhe akoma nuk po zëmë mend.

Kur Basha thotë, që unë nuk isha në sektorin që mblidhja të dhëna për krimet e shqiptarëve, i jap të drejtë. E kur thotë që mblidhte fakte për krimet e serbëve, përsëri e besoj njëqind për qind. Dhe kur thotë që, nuk e njihte a kishte takuar Bellanicën, përsëri e besoj njëqind për qind.

Natyrisht dhe habitem që si ka mundësi të mos ketë dëgjuar ky njeri, për një krim që është më i madh se i Reçakut e që e ka dhënë BBC-ja, bashkë me emrin e Bellanicës. Po dhe këtë e kuptoj. Besoj se 25-vjeçari Basha i asaj kohe, moskokëcarës si të gjithë të kësaj moshe, i zoti në përkthim, ishte ambientuar si çdo i ri, që pas një pune të paguar mirë, t’i harronte të gjitha e të shijonte nga pak qejfet e ditës. Apo t’i bëheshin rutinë. Në këtë sens, nuk i vë faj.

Problemi qëndron tjetërkund. Si ka mundësi që për këtë kasetë, përveç BBC-së, nuk u interesua njeri ta kishte në sirtarët e shtetit? Si ka mundësi që as shteti shqiptar dhe as ai i Kosovës, më vonë, nuk u mor seriozisht me të. Siç thashë dhe më sipër, është masakra ndoshta më e madhe, pas Vukovarit. Çfarë bëri apo bën klasa politike e Kosovës dhe e Shqipërisë?..

Kjo kasetë duhet gjetur dhe tani, dhe i duhet treguar botës. Dhe jo vetëm dy minuta. Nuk ka rëndësi që e ka OKB dhe Haga donte t’ia tregonte Millosheviçit, po ky vdiq. Kaseta është një nga dokumentet e përjetshme dhe një nga talismanët më të çmuar, për t’u treguar gjithnjë fqinjëve për distancën që duhet të mbajnë, deri sa të pranojnë të kërkojnë falje.
Megallomania e klasës politike kosovare dhe asaj shqipare, nuk merret me të tilla gjëra, që janë gjërat më të rëndësishme të shtetit dhe kujtesës së tij, besoj që ka harruar se ekziston kjo kasetë, pale të merret me të. Nuk do të habitesha që, ashtu si Basha edhe Thaçi, apo të tjerë, të ngrinin supet e të thoshin se, nuk e njihnin Bellanicën.
Megjithëse mendoj, se avokati më i mirë për Thaçin dhe ata që përballen, sot do të ishte Bellanica dhe kaseta e tij. Do t’i mundte me lehtësi gjithë prokurorët a studiot ligjore të Hagës.

Po a e ka Thaçi, këtë kasetë? Po të mbajë mend Bellanicën, mund të mbajë mend dhe kasetën ku është. Nuk po bëj ironi e më intereson jo aq shumë fati i individëve, por atë që ata simbolizojnë. Më vjen t’i pyes të gjithë me radhë, Thaçin, Ramën, Bashën a këdo në kupolën këtu dhe atje. Ore,.. mirë atëherë, po tani? A dini gjë, kush e ka kasetën nga ju? A dini gjë, ku ndodhet? Është gjëja më, apo nga më të rëndësishmet e shtëpisë sonë shtet, apo vetë kombit.

E kuptoni ku kemi rënë? Edhe tani, nuk do të kujtoheshim nëse nuk do të na duhej një copë rrugë për të bërë propagandë. Sepse, siç thotë Basha, akuzat bëhen në kohë fushatash për këtë gjë dhe sapo ato mbarojnë, e lënë në hall të tij…
Më vjen të them, fort:

Të majtë e të djathtë. Puthini duart Bellanicës dhe zini shtëpitë. Atdheu, nuk ka pse ju do.

Tags: bashakosoveramashpetim nazarkoshqiperiThaci

TË LIDHURA

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital
Të Gjitha

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital

11:11 | 26/09/2023
Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi
Të Gjitha

Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi

20:18 | 02/09/2023
“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?
Të Gjitha

“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?

20:59 | 21/08/2023
Next Post
Mos mbajtja e maskës/ Policia ‘vjel’ 17 milionë lekë gjoba në 24 orë

Mos mbajtja e maskës/ Policia ‘vjel’ 17 milionë lekë gjoba në 24 orë

‘Të gjithë bënin shaka’, ky është mashkulli më seksi i 2020-tës (FOTO)

‘Të gjithë bënin shaka’, ky është mashkulli më seksi i 2020-tës (FOTO)

”Shqipëria pa të rinj, si shtëpia pa fëmijë”/ Meta: Më 25 prill referendum

''Shqipëria pa të rinj, si shtëpia pa fëmijë''/ Meta: Më 25 prill referendum

JU REKOMANDOJMË

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

11:22 | 28/09/2023
Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Vjen reagimi i parë nga Luana Vjollca: Turp të hidhet baltë mbi jetën e një vajze!

Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Vjen reagimi i parë nga Luana Vjollca: Turp të hidhet baltë mbi jetën e një vajze!

22:15 | 30/09/2023
Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

18:26 | 27/09/2023
“Zemra ime ti”, çfarë i shkruante Alfredi bashkëshortes para se ta vriste, detaje të reja nga ngjarja (FOTO)

“Zemra ime ti”, çfarë i shkruante Alfredi bashkëshortes para se ta vriste, detaje të reja nga ngjarja (FOTO)

16:42 | 29/09/2023




TË FUNDIT

Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Vjen reagimi i parë nga Luana Vjollca: Turp të hidhet baltë mbi jetën e një vajze!
Showbizz

Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Vjen reagimi i parë nga Luana Vjollca: Turp të hidhet baltë mbi jetën e një vajze!

by mirseda
22:15 | 30/09/2023
0

Në rrjet po qarkullon një video erotike, ku sipas ekspertit të kriminologjisë, Ervin Karamuço ka dalë nga...

I penduari Tafani: Laertit iu fiksua të vriste tre emra të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

I penduari Tafani: Laertit iu fiksua të vriste tre emra të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

22:14 | 30/09/2023
Kërcënohet me vdekje ish-banori i BBV2

Kërcënohet me vdekje ish-banori i BBV2

22:12 | 30/09/2023
‘Është boll!’ Stresi heq dorë nga muzika?

‘Është boll!’ Stresi heq dorë nga muzika?

21:41 | 30/09/2023
Milan mposht Lazion dhe ngjitet në krye!

Milan mposht Lazion dhe ngjitet në krye!

21:30 | 30/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com