Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk janë larguar por japin kontributin e tyre në vend.
Meta siguroi se do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur këta të rinj në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.
Sipas Metës, Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë ndaj dhe më 25 prilli prilli do jetë rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët.
Postimi i Metës në Facebook
O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR!
Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.
Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.
Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.
Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.
Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!