Mazhoranca paraqiti sot në Këshill draftin, ku pranohej hapja 100% e listave dhe pragu 3% i koalicioneve parazgjedhore. Nga ana tjetër, opozita thekson se nuk do të lëvizin nga kërkesa e tyre për ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore, siç janë dhe hapjen e listave 100%. Ndodhur në këto kushte, opozita e bashkuar ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, duke mos pranuar diskutimet mbi draftin e PS.
Pas bojkotimit të mbledhjes, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se PS po bën një hap pas.
“Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, dhe të kuptoni që kërkon të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në Parlament.
Po ta shikoni, renditja e kandidatëve të ri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë. Që do të thotë se listat janë praktikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që kërkojnë qytetarët.
Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një turp për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura”, tha Hajdari.