E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Forcat ‘Shqiponja’, FNSH-ja dhe RENEA ‘blindojnë’ vendin, 9 persona në pranga

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Policia e Shtetit ka përcjellë të dhënat lidhur me operacionet që ka zhvilluar në mbarë vendin, sa i takon goditjes së veprimtarisë kriminale. Raportohet nga burime zyrtare se janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Prej orës 18:00 të ditës së djeshme, në të gjithë vendin janë ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacioneve të policisë janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Po kështu janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.

Si rezultat i kontrolleve, në qarkun e Tiranës është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në qarkun e Fierit është arrestuar në flagrancë S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Është proceduar penalisht XH. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.  Në qarkun e Durrësit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik (armë e ftohtë). Është proceduar penalisht shtetasi K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Lexo edhe :   Aksident në autostradën Tiranë-Durrës
Lexo edhe :   Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Në qarkun e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. T., pasi iu gjetën disa doza me kokainë dhe cannabis sativa. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H. dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Është kapur dhe ndaluar shtetasi L. V., i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., pasi ka qenë me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal. Është proceduar penalisht shtetasi E. H., pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë boksi.

Në qarkun e Vlorës është arrestuar në flagrancë shtetasi A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 22 fishekë. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në qarkun e Korçës është arrestuar në flagrancë shtetasi K. Sh., pronar i një lokali, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në qarkun e Lezhës është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”. Operacioni vijon.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...