E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Unë nuk dua të ulësh taksat z. Basha

Nga: Irena Beqiraj

Kur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën, edhe sa herë të kem një dhimbje koke do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjekësore.

Por unë nuk dua të më ulësh taksat zoti Basha, dua që qeveria shqiptare të financojë arsimin parauniversitar. Që të mos jemi të fundit në rajon. Serbia harxhon 11.2% të GDP për kapital, për një nxënës në arsimin parauniversitar dhe Shqiperia vetëm 8% të PPB për kapital …… Më premto që do të financosh arsimin paraunviersitar duke e çuar të paktën sa Serbia e afërt.

Sot shpenzimet për shendetësinë kapin vlerën 870 milion euro, dhe 57 % e tyre shqiptaret i paguajmë nga xhepat, sepse shteti mbulon vetëm 47% të tyre.

Në Europë qyetetarët paguajnë vetëm 16 % të shpenzimeve privatisht. Mos më ul taksën zoti Basha, por na bej te ndihemi europian duke financuar me taksat e mia shërbimin shëndetësor.

Nësë ti më ul taksën mua, unë do të kem mundësi ta blej shërbimin më të mirë shëndetësor, biles jashte vendit, por nuk ndihem e shëndetshme kur te shoh fytyrën e zbehtë të fqinjes time që nuk mund te marr sherbim.

Mos më ul taksën zoti Basha, përkundrazi ngrije atë dhe rrit pensionin e nenes time. Që mos të ndihet keq sa herë që i duhet të ngrerë telefonin e të më thotë që ilaçet i kanë mbaruar. Dua të ndihet mirë e ti blej vet ato.

Mos lufto oligarkinë zoti Basha, biles hiqe fjalën luftë nga fjalori. Taksoje oligarkinë. Takso progresivisht pasurinë (shtepine e dyte edhe te trete ) dhe jo të ardhurat nga puna.

Mos u jep shqiptarëve të zënë nën thundrën e padijes, gënjeshtra të dobishme që qetësojnë si morfinë dhimbjet e paditurisë. Se për këdo që mendohet pak me gjatë e kupton që nuk mund të ketë ulje të përkohshme për diçka që nga natyra eshtë e përhershme.

Se nuk janë më bizneset e 30 viteve më parë. Biznesit e dine qe nuk e ka penguar taksa që të rritet, por e kanë penguar monopolet të cilat i kemi 30 vite që i mbrojmë me ligje, siç mbrojme egjemonine e liderave te perjetshem. Nuk janë taksat që rrisin shtresën e mesme por punët e mira dhe cilësore që vijnë prej dijes.

Nëse ndonjë ditë bëhesh kryeministër, mos ma ul taksën, por perpiqu qe Shqipëria te jete një vend më i mirë edhe i drejte për të jetuar. Me taksat e ulta kam blere veshje te bukura, kam blere shkolla private per femijet e mi, kam blere sherbim shendetsor por nuk kam blere dot një nam më të mirë për Shqipërinë, nga emri i te ciles nuk divorcohem dot.

Mos ma ul taksën, sepse nuk dua të dëgjoj më vajzën time që edhe pse rritet mes të mirash të thotë:”nuk dua të jetoj më në këtë vend”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...