E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

“Konflikt i stisur, kërkojnë qiqra në hell”/ Gjiknuri: ODIHR-i nuk është si ato burrat e moçëm

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha se opozita e ka bojkotuar me dashje këtë mbledhje. Gjiknuri u shpreh se ekspertiza e kërkuar nga PD e LSI tek OSBE/ODIHR, duhet të merret me një produkt konkret, që kupton një draft ligjor të plotë. Sipas tij, ky është një konflikt i stisur nga ana e opozitës, që të mbajë peng ndryshimet kushtuese, për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre.

“Ky është një konflikt i stisur. Opozita e bojkotoi mbledhjen, që të mbajë peng ndryshimet kushtuese, për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre.

Përtej shtatorit, ky proces nuk mund të shtyhet më, pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër.

Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushtetuese, ne duhet të flasim në kod për koalicionet.

Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht, le të fitojnë.

Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. Nëse shkelet parimi demokratik, kjo është çështje tjetër. I kam pritur, por kërkojnë qiqra në hell, pasi kërkojnë ekspertizë kur ne s’kemi ende një produkt që më pas ta shohë ODIHR.

Nuk pranon ODIHR produkte paraprake. S’është ODIHR-i si ato burrat e moçëm. Jo mo jo, ODIHR është me produkt. Jemi shtet serioz, si mund të vemi ne atje, kam një hall, ku e ke hallin pyet ai?!”, tha Gjiknuri.

Lexo edhe :   Zgjedhjet rajonale në Francë, test i rëndësishëm
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Servantes, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Mos u lut kurrë për diçka që ke mundësi ta fitosh". "Të vërtetën tërhiqe sa të duash, ajo kurrë nuk këputet dhe gjithmonë del mbi...

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë në Budva

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë...

Dikur garonte si burrë, sot grua, Laurel Hubbard pranohet në Lojërat Olimpike

Laurel Hubbard do të bëhet sportisti i parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike pasi të jetë zgjedhur për ekipin e grave...

Biznesmenit të njohur tentohet t’i digjet lokali, arrestohet “Ujku” në Sarandë

Pas atentatit ndaj biznesmenit të njohur në Sarandë, një person ka tentuar ti digjte lokalin. Policia ka prangosur autorin e njohur me nofkën “Ujku”....

Profil/ Kush është Denzel Dumfries?

Denzel Dumfries ka qenë çelësi i të dy fitoreve për Holandën deri më tani, por ka bërë një rrugë të gjatë nga fillimet e...