Teksa presidenti Meta shprehet se që nga 2 marsi ndodhet në shesh për të rivendosur vullnetin e sovranit në çdo institucion, kryeministri Rama nga ana tjetër vijon me agjendën e tij. Ai e ka nisur ditën me një lajm të mirë nga qyteti i Durrësit.
Rama ka publikuar pamje nga spitali i fëmijëve që është ndërtuar në Durrës, me ambiente bashkëkohore dhe me një tjetërsim nga ajo që ka qenë më parë.
Sipas kryeministrit, kjo është një arsye për ta nisur mëngjesin me buzëqeshje.
“MIRËMËNGJES, nga moria e kantiereve të shëndetësisë, Spitali i ri i Fëmijëve në Durrës është një arsye për ta nisur ditën me një buzëqeshje. Kalofshi mirë sot”, ka shkruar ai bashkëngjitur videos në fjalë.