Kryetari Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, njoftoi nisjen e rrugëtimit drejt zgjedhjeve të 11 majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar të grupit të parë të kandidatëve për deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se kandidatët janë përzgjedhur pas një konsultimi të gjerë me qytetarët. Ai thekson se gara do të zhvillohet me lista të hapura, duke i lënë qytetarëve të drejtën e përzgjedhjes.
“Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm. Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale. Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm.
Sepse, ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.