E hënë, 1 Mars, 2021
17 C
Tirana

Negociatat/ Ironizon Artan Fuga: Fajin e ka Macron dhe Merkel! Ai që vodhi lopën nuk ka faj fare

Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e dhënë ditën e djeshme nga Këshilli Europian, i cili votoi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’,  Fuga ironizon deklaratat dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.

“Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee”, shkruan me ironi Fuga, duke nënkuptuar që përgjegjës është qeveria dhe qytetarët shqiptarë.

Postimi i Artan Fugës:

Mirë Europa paska faj!
Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!
Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!
Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!
Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !
Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!
Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!
Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!
Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!
Po për PPP që bëjnë kërdinë ! Për ato i ka fajet akademia suedeze e shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!
Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.

Lexo edhe :   Borrell: Me Rusinë, BE-ja duhet të ketë një qasje “tërhiqe, por mos e këput”
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryeministri si shef pavijoni

Nga: Agron Gjekmarkaj Prej kohësh, qesharakja me shqetësuesen ndërrojnë vendet. E shëmtuara dhe propagandistikja janë bërë trup i vetëm e megjithatë nuk ndalen. Në stadiumin...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë vaksina mbërrijnë të martën

Ministria e Shëndetësisë informon se dërgesat e Pfizer që ishin parashikuar të mbërrinin sot, do të vijnë nesër, ditën e martë. Janë 15.210 doza të...

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 467 raste të reja në 24 orë

Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,...

Blerja e votës? Rama nga Brukseli: 20 persona po hetohen nga Prokuroria

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët që zhvilloi ditën e sotme në Bruksel së bashku me Minsitrin e Jashtëm të BE, Joseph Borrell...

Varhelyi: Do të ketë një shpërndarje të vaksinave nga AstraZeneca në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria u la në harresë nga...