Aktualitet

Ekzekutuan 26-vjeçarin për një kondicioner, Gjykata jep vendimin për xhaxhain e dy vëllezërve Kusi


               Publikuar në : 12:16 - 19/10/19 Enno

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lulzim Kusin, xhaxhin e dy vëllezërve Albando dhe Griseldo Kusi.

Këta të fundit ekzekutuan pak kohë më parë 26-vjeçarin Indrit Çelaj. Ngjarja ndodhi në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet, teksa viktima po punonte në vilën e autorëve të vrasjes për rregullimin e kondicionerit.

Në 6 shtator, në shtëpinë e Lulzim Kusit u gjet një armë pa leje, e llojit kallashnikov.

Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penalë, janë shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT