E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Moti plot surpriza, ja si parashikohen temperaturat për të shtunë e të dielë

Për nesër parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës. Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit, reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave e rrebesheve afatshkurtër, kryesisht në veri dhe qendër.

Gjatë orëve të pasdites, intesiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Edhe për ditën e dielë, moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm, por me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...