Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha ka të drejtë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Letra/ Dorëheqje masive në PD: Basha po e kthen në një parti klienteliste

Nga: Lorenc Vangjeli

Në katër zgjedhje të njëpasnjëshme, të përgjithshme dhe lokale, Lulzim Basha ka bërë çdo gjë të mundshme për të humbur dhe ka realizuar me përpikmëri çdo gabim të mundshëm. Përtej ndeshjes personale të humbur në ide, vizion apo qoftë dhe staturë e talent politik ndaj Edi Ramës, Lulzim Basha ka mposhtur edhe vetë rrethanat që dukej se e diktonin atë si produkt, por jo si zgjedhje për postin e kryeministrit.

Megjithatë, çdo betejë të humbur politike, me hir apo me pahir, me zgjedhje apo me detyrim, për llogari të hajrit të pritshëm apo për pamundësi të pritjes së diçkaje tjetër, demokratët ja kanë falur dhe e kanë lejuar të rifillojë sërish. Madje, aty ku marrëzia është gjithmonë zgjuar, ja kanë cilësuar fitore edhe një pjesë të humbjeve dhe duartrokitur si sukses edhe ca nga dështimet më spektakolare. Për paradoks, i vetmi akt politik i paqortueshëm që ai ka bërë, largimi i Doktor Berishës nga grupi parlamentar, po shndërrohet në një arsye për ndarje të PD-së në dy linja armiqësore dhe në shpërthimin e një histerie urrejtjeje kundër tij. Sot, njëra palë në PD apo pranë PD-së është më e zemëruar me Bashën sesa me Ramën. Dhe arsyeja se pse po ndodh kështu, është pikërisht njeriu që udhëheq këtë linjë urrejtjeje në PD, pikërisht ai që e konsideron vetë Ramën, më të lig se AntiKrishtin.

Sali Berisha po bën një betejë të gabuar, në kohën e gabuar dhe me mjetet e gabuara kundër njeriut të gabuar. Ai e di më mirë se kushdo një gjë të tillë, por ndjek me ngulm bindjen se mbas tij duhet të vijë vetëm qameti. Në të gjitha rrethanat, kjo nuk është një betejë politike dhe këtu qëndron gënjeshtra më e madhe e kësaj drame që po luhet në PD, por që ndikon në mënyrë marramendëse gjithë shoqërinë shqiptare. Berisha nuk ka asnjë argument politik në favor. Ai luan dhe do të luajë deri në fund me argumente njerëzore: “Unë e morra dhe e solla në Tiranë. E bëra ministër dhe kryetar bashkie. I trashëgova partinë dhe e mbrojta ndaj të gjithëve dhe si shpërblim Basha më përzuri!”.

Edhe pse të gjitha këto kujtime të Doktorit janë të dhembshme, edhe pse brenga e tij është njerëzore dhe e kuptueshme, pretendimet e tij nuk janë politikë. Politika edhe pse ka emocione, nuk kushtëzohet dhe nuk duhet të ndikohet nga emocionet. Për më shumë, përzjerrja e gjysëm të vërtetave zakonisht prodhojnë gënjeshtrën më të madhe. Edhe nëse vetë Doktori e fsheh, për përkrahësit e tij duhet të jetë e qartë se beteja është për orientimin gjeopolitik të opozitës zyrtare të vendit. Basha ka zgjedhur bregun Lindor të Atlantikut, Berisha po zgjedh Lindjen e Evropës. Këtu verifikohet që Basha ka të drejtë dhe që Berisha, sovranistët e ringjallur dhe neokomunistët e vjetër të Tiranës, herët a vonë do të rikuptojnë se çdo frymëzim antiamerikan në këtë vend, është fatmirësisht i destinuar të dështojë dhe të mbetet minorancë tronditëse. Një minorancë e mjaftë sa për të rikujtuar xënxën dhe ngutin e pakuptueshëm në vite të shumë njerëzve publikë në Shqipëri, që janë të gatshëm të djegin çdo jorgan për hir të pleshtave vetjakë, që janë të gatshëm të humbasin njërin sy, me kusht që kundërshtari t’i plasin të dy sytë, që frymëzohen nga urrejtja dhe urrejnë dashurinë!

Ka plot arsye pse Berisha i ka hyrë udhës së humbjes së luftës edhe nëse fiton beteja të pjesshme. Dhe ato nuk vijnë vetëm nga SHBA-ja, por kryesisht nga mënyra sesi ai është sjellë me pushtetin e tij në Tiranë. Ai ka heshtur kur Basha bëri dje me të tjerët, me Topallin, Imamin, Patozin, Bregun e deri me Nishanin dhe doktor Kosovën, fiks atë që i bëri atij. Në fakt duhet shënuar se edhe atëherë Basha, ndryshe nga sa thonë kritikët e tij dhe më ndryshe akoma sesa e justifikojnë duartrokitësit e tij, morri dhe ushtroi përgjegjësi: me të drejtën e postit, i konsideroi ata bashkëpërgjegjës për gjithë çfarë kishte shkuar keq në dy mandatet e njëpasnjëshëm të Berishës. Çka në thelb ishte njohje e përgjegjësive të vetë Berishës dhe parathënie e fatit të atij vetë.

Gjithë çfarë po ndodh këto ditë është prova ulëritëse e egoizmit të pabesueshëm të Berishës, e sedrës dhe karakterit të tij cinik dhe hakmarrës, që e shtyn të jetë i gatshëm të vrasë edhe vetë PD-në, me kusht që gërmadha e saj të zerë Bashën brenda.

Në këto ditë inkandeshente askush nuk e ka pyetur Doktorin nëse qoftë dhe një tërheqje me stil, do të ishte më e dobishme për të gjithë. Nëse Doktori do të dilte të pranonte vetëngrirjen e tij nga prania në grup, gjithçka do të ishte më e lehtë për të tërë. Ky do të ishte akt logjik për të gjithë, por jo për Doktorin.

Mjeshtrat e simetrisë përmendin Gramoz Ruçin e socialistëve që zgjodhi të ikë, i mbuluar nga lavdia dhe lëvdatat, në vend që të rrezikonte dhe ai duke ndenjur më tej. Berisha nuk mund të ngrihej dot deri në lartësinë e modestisë së Ruçit, ai nuk mundte të vepronte në mënyrë normale, sepse ai është anormal në politikë. Berisha nuk e ka dashuruar pushtetin, por e ka përdhunuar sa herë që i ka ulërirë instikti. Në këtë kuptim, përballë tij Basha është shumë më i dlirë, i virgjër dhe i pafajshëm: ai vetëm e ka përdorur pushtetin! Ndaj, në morinë e gabimeve dhe mëkateve që i numërojnë miqtë dhe kundërshtarët, së paku kësaj here, e ka përdorur pushtetin e tij në mënyrën e duhur, të dobishme dhe të drejtë.

Tags: Berishalulzim bashaSHBA

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
VIDEO/Përplasja Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

VIDEO/Përplasja Kosovë-Shqipëri për idenë e "Open Balkan"

VIDEO/Krisje e thellë mes aleatëve, nëndetëse bërthamore për Australinë

VIDEO/Krisje e thellë mes aleatëve, nëndetëse bërthamore për Australinë

U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama

Përjashtimi i Berishës/Basha: S'ka kthim pas

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

by mirseda
21:20 | 09/07/2025
0

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha. Në një...

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com