E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

VIDEO/Përplasja Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se pavarësisht se shteti i Kosovës është për marrëdhënie të mira me fqinjët, këtë nuk mund ta kompensoje me shtetësi e as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ja ka shkaktuar këtu e dy dekada më parë regjimi i Millosheviçit.

Ai ka thënë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mosnjohja e krimeve të Serbisë, nuk janë dy gjëra të ndryshme. Sa i takon lëshimeve dhe kompromiseve që mund të bëhen në lidhje me Serbinë në procesin e dialogut, Kurti ka deklaruar se qeveritë e mëparshme kanë bërë kompromise, dhe njohja e Kosovës nuk ka ardhur. Sipas tij, paqe të qëndrueshme dhe siguri afatgjatë në rajon do të ketë vetëm kur Serbia të ndryshojë Kushtetutën dhe të heqë dorë nga Kosova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë arsyet pse refuzojnë iniciativën e “Open Balkans”, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën e Kosovës si shtet. Osmani flet për Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian. Ai është Procesi i Berlinit, dhe e shohin si kulmin e përbashkët ku rajoni ynë ulet dhe mund të arrijë sukses.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...